Të flasësh për historikun e klubit motoristik “Shqiponjat ” nuk duhen shumë fjalë, por të përshkruash dëshirën për formimin e këtij klubi fjalët janë të pakëta. Edhe pse themelimi i klubit “Shqiponjat” daton prej vitit 2003, duhet të cekët se është dashur një punë grandioze për të arritur deri tek themelimi. Duke parë kërkesën dhe nevojën për një organizim të tillë, poashtu duke parë rininë dhe motoristat që bredhnin rrugëve pa fund të Zvicrës sikurse Shqiponjat pa fole, lindi ideja për formimin e një klubi të tillë.
Qëllimi i këtij klubi është që të afrojë sa më tepër rininë nëpërmjet organizimeve dhe takime të shpeshta, defile të ndryshme me motora. Përgjatë aktivitetve shtrohen biseda të ndryshme, aq sa ju kanë lakmi edhe moshatarët e vendit ku veprojnë.